LajmeRajon

Çështja e targave, Vuçiq: Pas 21 nëntorit na pret një situatë shumë e komplikuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në Paris me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për situatën aktuale në Kosovë.

“Kam vënë në dukje se është me rëndësi të madhe që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se Prishtina më në fund duhet të fillojë të përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash i referohet formimit të Unionit të Komunave Serbe. Gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug, përcjell lajmi.net.

Në Kosovë na pret një situatë shumë e ndërlikuar;

Presidenti tha sot në Paris, pas bisedimeve me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se në Kosovë do të pasojë një situatë shumë e ndërlikuar.

“Ne jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë, veçanërisht me 21 nëntor”, tha ai./Lajmi.net/

Show More

Related Articles

Back to top button