BotaLajme

Italia “çlirohet” nga masat kufizuese, jo më Green Pass për udhëtimet

Nga sot, në 1 qershor në Itali janë hequr të gjitha kufizimet e pandemisë. Mediat italiane raportojnë se nuk do të jetë më e nevojshme të paraqitet Green Pass për të fluturuar drejt Evropës.

Ky është një nga kufizimet më të fundit lidhur me Covid-in, pas lamtumirës me Green Pass praktikisht kudo që nga 1 maji i kaluar.

Certifikimi mbetet i detyrueshëm, të paktën deri më 31 dhjetor, për personelin mjekësor dhe sektorin shëndetësor, për të cilët detyrimi i vaksinimit është i detyrueshëm, me gjobë pezullim nga puna dhe paga.

Italia duhet t’i thotë zyrtarisht lamtumirë maskave edhe në ato ambiente të mbyllura ku ato kanë mbetur të detyrueshme, si kinema, teatro, mjete transporti, pa paragjykuar një zgjatje të mundshme të masës.

Maskat do të vazhdojnë të jenë në shkollë për të gjithë vitin shkollor duke përfshirë provimet edhe nëse nga shumë pjesë ka ardhur kërkesa për të përjashtuar nga detyrimi nxënësit që i nënshtrohen provimit.

Gjithashtu më 15 Qershor do të hiqet edhe detyrimi i vaksinimit për mbi të 50-at, organet ligjzbatuese dhe punonjësit e shkollave. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button