LajmeMaqedoni

Tupançevski: Për një kohë të shkurtër do të dihet nëse është zgjedhur personi i duhur për kryetar të PKOK-së

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski mbrëmë duke komentuar zgjedhjen e Islam Abazit në krye të PKOK-së tha se nuk e njeh personalisht dhe se për zgjedhjen kanë vendosur prokurorët, por se së shpejti do të të dihet nëse është zgjedhur personi i duhur për atë pozicion. Tupançevski paralajmëroi gjithashtu se deri në fund të nëntorit duhet të vihet në përdorim salla më e madhe e gjyqit në vend.

Në një interval të shkurtër kohor do të dihet nëse është zgjedhur personi i duhur. Kanë votuar 163 prokurorë. Ata e bënë zgjedhjen. Është një funksion serioz ku trajtohen tema komplekse. Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet dhe besimi për atë prokuror publik. Në çdo profesion ka njerëz që e meritojnë ose jo. Duhet t’u japim mundësi të gjithëve, theksoi Tupanceski në një intervistë për 360 gradë.

Ai beson se në të ardhmen do të ishte mirë që të kishte ndryshime sa i përket rregullave dhe kritereve më të rrepta për përzgjedhjen e personit të parë të kësaj prokurorie. Sipas Tupançevskit, problemi kryesor nuk është cilësia e ligjeve, por kapaciteti i institucioneve, integriteti dhe mënyra e dhënies së drejtësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button