LajmeRajon

Ish-kryenegociatori serb: Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sipas modelit të dy Gjermanive

Ish-kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq si dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Serbisë foli për situatën në të cilën ndodhet Kosova e Serbia ditëve të fundit.

“Pas një kohe të gjatë të qenit udhëheqës i grupit negociator të palës serbe në negociatat mes Kosovës e Serbisë, nuk kam menduar se do të shkojë aq gjatë ky proces, ndonëse është ndërmjetësuar nga BE, shpresonim t’i ndihmonim njerëzve në terren”, deklaroi ish- kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq .

Tutje, ai shtoi se kemi një situatë problematike, të mbushur me tensione e probleme, që nuk mund të zgjidhim që të gjitha, prandaj, shtoi ai, duhet të punohet shumë për të shmangur ndonjë konfrontim të mundshëm në Kosovë.

“Dialogu i nisur më shumë se një dekadë, tani e shoh në një fazë që fatkeqësisht Asociacioni ende nuk është zbatuar, edhe pse është pranuar nga të dyja palët që më 2013-tën, pastaj problemi tjetër është që Qeveria Kurti vazhdon me presionin ndaj komuniteti serb në Kosovë, si dhe po përpiqet ta shkelë çdo marrëveshje të arritur deri më tani në dialogun teknik”, deklaroi Stefanoviq

Më tej ai shtoi se kryeministri Kurti marrëveshjen për targat e ka mohuar në mënyrë të njëanshme, duke mohuar tabelat KS.

Show More

Related Articles

Back to top button