Skuadra e Liverpool i ka vendosur një çmim yllit senegalez, Sadio Mane.
Mane tash e disa javë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Anfield’, dhe destinacioni më i mundshëm thuhet të jetë Bayern Munich.
Sipas raportimeve të fundit, ‘Reds’ do të kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e Mane, përcjell lajmi.net.
Mane thuhet se ka njoftuar për dëshirën që të largohet tash e disa kohë, por për vendimin final ka pritur fundin e finales së Champions League.
Bayern në anën tjetër e duan lojtarin për të mbuluar hapësirat e Robert Lewandowski e Serge Gnabry.