LajmeMaqedoni

Islam Abazi dorëhiqet nga anëtarësimi në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, nuk pranon propozimin e Këshillit të Prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve Publikë kishte propozuar sot për anëtar të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Islam Abazin, të sapozgjedhurin në krye të prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Por meqë bashkëshortja e Abazit qenka studente në këtë Akademi, prokurori do ta refuzojë këtë propozim.

“Siç e theksova në fjalimin tim fillestar për publikun, bashkëshortja ime aktualisht është studente në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Duke qenë se ajo është në prag të përfundimit të Akademisë, nuk dua që asnjë dyshim të bjerë mbi objektivitetin e provimit dhe vlerësimit përfundimtar. Prandaj po jap dorëheqje nga anëtarësimi në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe kërkoj nga Këshilli ndryshimin e vendimit”- thekson Abazi në kërkesën që do t’ia paraqesë Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Prokurori publik Islam Abazi shprehet mirënjohës për besimin që i ka dhënë Këshilli i Prokurorëve Publikë. Bashk me të si anëtare e Bordit Drejtues u propozua edhe Fidanka Rajevska.

Show More

Related Articles

Back to top button