LajmeRajon

Rama: Opozita e rublave e gatoi në Tiranë thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përcolli sot përmes rrjeteve sociale të tjera fakte, që sipas tij vërtetojnë se si “opozita e rublave i ka ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”.

Rama publikoi njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, mbi takimin në Tiranë të ish-kryeministrit, Sali Berisha me kryetarin e komisionit të Jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Konstantin Kosachev, një muaj para votimit të rezolutës kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar ‘shumë e rëndësishme’ nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button