GostivarLajme

Komuna e Gostivarit organizoi turne shahu mes nxënësve të shkollave fillore

40 nxënës nga të gjitha shkollat fillore të qytetit të Gostivarit, sot kanë marrë pjesë në turneun e shahut ndërshkollorë që u organizua nga pushteti lokal në bashkëpunium me klubin e shahut “Gostivari”. Turneu u hap nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili paraprakisht e provoi “fatin” me një nga nxënësit pjesëmarrës, por pas disa lëvizjeve, e humbi lojën. Ai me këtë rast theksoi se shahu është një aktivitet shumë i rëndësishem për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe këto gara ndihmojnë edhe për zbulimin e talentëve të rrinj në këtë sport.

“Sot hapa turneun ndërshkollor të shahut që përfshin shkollat fillore në teritorin e Komunes së Gostivarit organizuar nga klubi i shahut “Gostivari”. Shahu është një aktivitet shumë i rëndësishem për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe këto gara ndihmojnë edhe për zbulimin e talentëve të rrinj në ketë sport me të cilët besoj fuqishëm që nesër të gjithë do jemi krenarë me arritjet e tyre. Le të fitojë më i miri”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ahmet Sallmani nga klubi i shahut “Gostivari” duke sqaruar rregullat e lojës, tha se pjesëmarrësit do të kenë nga shtatë xhiro deri në finale. Sipas tij, ky aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi siç thekson, fëmijët dalin nga rutina e tyre e përditshme pasi së bashku pos që garojnë ata miqësohen dhe argëtohen.

Turneu u zhvillua te shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”. Ndryshe, Komuna e Gostivarit kohë më parë organizoi edhe trajnim të mësimdhënësve nëpër shkolla për shah, pasi MASH ka filluar projektin me të cilin shahu do të vendoset si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore.

Show More

Related Articles

Back to top button