LajmeMaqedoni

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë të dytët në rajon bazuar në kërkesat për azil në Evropë

Kërkesat e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për azil në ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian janë vazhdimisht në rritje. Gjatë vitit 2021, 5,345 qytetarë aplikuan në një nga shtetet e BE-së, katër mijë aplikues më shumë se një vit më herët. Sipas Eurostat, vendet ku qytetarët tanë më së shpeshti kërkojnë azil janë Gjermania dhe Franca.

Numri i azilkërkuesve në BE për katër vitet e fundit

2021- 5,345 kërkesa
2020 – 1,360 kërkesa
2019 – 4,230 kërkesa
2018 – 4,885 kërkesa

Përveç qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Gjermaninë si destinacion e zgjedhin shumica e azilkërkuesve në përgjithësi. Ky shtet kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve. Pjesa më e madhe prej tyre punojnë në sektorët e shërbimeve, mjekësisë, kujdesit dhe ngjashëm. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se në mundësinë e parë, do të largoheshin nga Maqedonia e Veriut. Sipas tyre, këtu nuk ka kushte normale për jetesë.
”Në çdo moment, sa më shpejtë, aq më mirë. Këtu nuk ka kushte për jetesë”, tha një qytetar.
“Do isha shpërngulur, këtu thjeshtë nuk ka jetë, për këtë arsye”m u shpreh një tjetër qytetar.
“Po, unë kam pasur disa mundësi në të kaluarën por nuk i kam shfrytëzuar, tani po, sigurisht që do të largohesha menjëherë. Për shkak se nuk jam e kënaqur me jetën këtu, nuk ka kulturë, financa, qytet i ndotur”, deklaroi një qytetar.
“Po, në Gjermani, për shkak të papunësisë, asgjë s’ka këtu, krejt krizë”, tha një tjetër qytetar.
“Po, po. Për kushte më të mira për jetë dhe ardhmëri më të mirë. Më shumë çka më pengon, ndoshta fakti se nuk vlerësohet mundi, diçka që ke mësuar, këtu nuk vlerësohet. Në qoftë se je dikush i klasës së lartë, ti do kesh prioritet për dallim prej tjerëve”, theksoi një tjetër qytetar.
“Jo, për mua këtu është atdheu. Mendoj që bëhet mirë”, shtoi një tjetër.

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon pas Shqipërisë sipas kërkesave për azil./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button