LajmeRajon

Pak orë para protestës – Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk përjashtojnë asnjë lloj skenari

Policia në Tiranë është parë me maska kundër gaz pak orë para fillimit të protestës së 12 nëntorit, ndërsa dyert e kryeministrisë janë blinduar. 

Në shenjat e qarkullimit rrugor, protestuesit kanë vendosur fotografi të Edi Ramës.

Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. /Euronews/

Show More

Related Articles

Back to top button