Kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka kërkuar nga institucionet kompetente që të reagojnë në lidhje me mbikalimin e dëmtuar në Vizbeg të Shkupi,përcjell TV21. Angellov thotë se ura përbën rrezik për qytetarët, ndërsa fton të njëjtit që për raste të këtilla të raportojnë në numrin e telefonit 112.
“URA E RREZIKSHME MBIKALUESE NË VIZBEG. Paqëndrueshmëria e mundshme e urës si dhe pjesët e betonit që varen prej saj përbëjnë rrezik për personat dhe automjetet që lëvizin në të por edhe më tepër për ata që lëvizin poshtë saj”, shkruan mes tjerash Angellov.