BotaLajme

GJENEVË – OKB: Të hiqen barrierat ndaj eksporteve të plehrave kimike nga Rusia

GJENEVË, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – OKB u ka bërë thirrje vendeve në mbarë botën që të heqin barrierat për eksportet e plehrave kimike nga Rusia.

“Bota nuk mund të lejojë që problemet globale të aksesit të plehrave kimike të bëhen një mungesë globale e ushqimit, prandaj OKB-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve të përshpejtojnë heqjen e çdo pengese të mbetur për eksportin dhe transportin e plehrave kimike në vendet më në nevojë”, tha OKB dje në mbrëmje, pas bisedimeve me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Vershinin dhe delegacionin e tij në Gjenevë.

Rusia kishte vënë në pikëpyetje vazhdimin e marrëveshjes së grurit të korrikut që lejonte eksportet e Ukrainës përmes Detit të Zi.

Rusia kishte bllokuar eksportet që nga fillimi i luftës kundër vendit fqinj.
Marrëveshja aktuale skadon më 19 nëntor.

Eksporti i papenguar nga Rusia i ushqimeve dhe plehrave kimike, përfshirë amoniakun, ishte fokusi i bisedimeve, së bashku me një zgjatje të marrëveshjes së grurit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button