LajmeSport

Liga e dytë: Gostivari fitoi Ohrin, Arsimi humb nga Voska

Gostivari e mposhti Ohrin me rezultat 1-2 dhe menjëherë ka marrë kryesimin e tabelës në Ligën e Dytë. Mysafirët ishin ekipi më i mirë, të cilët e shfrytëzuan faktin që vendasit mbetën shpejt me një lojtar më pak. Antonio Kalanoski kaloi në epërsi me një goditje me kokë në minutën e 26-të, ndërsa Stojançe Velinov shënoi 0-2. Në fund, Ohri shënoi golin e nderit.

Voska ka fituar në Çegran në përballjen me Arsimin me rezultat 1-2. Emini nga penalltia dhe Feta ishin shënuesit e golave ​​për Voska Sport. Për Arsimin shënoi Ninosllav Zdravkovski. Skuadra nga Çegrani është shprehur e pakënaqur nga referimi dhe sipas tyre ka ndikuar në rezultat.

“Nuk po gjejmë në asnji moment alibi për rezultatin, përkundrazi luajtëm si të barabartë me një ekip që pretendon vendin e parë, por, vendime të tilla që ndikojnë direkt në rezultatin e ndeshjes lënë shumë për të dëshiruar! Po mundohemi të luajmë fer, korrekt e brenda normave të Fair Play, por episode të tilla që na dëmtojnë e shkelin midis Çegranit tonë si penalltia e sotëshme na dëmtojnë, demoralizojnë e shkelin shumë! Ne tashmë u dëmtuam rëndë, tash e disa ndeshje e asnjêherë skemi reaguar, sot u bë tepër, reagoni para se të bëhet vonë! Mos harroni se do ju vrasë djersa jonë” , thuhet në reagimin e K.F “Arsimit”.

Show More

Related Articles

Back to top button