Në Komunën e Vrapçishtit kanë filluar punimet në kuadër të projektit “Punë ndërtimore për stabilizim të rrëshqitjeve të dheut”, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me Ambasadën Zvricrane, UNDP-in dhe Komunën e Vrapçishtit dhe ka për qëllim prevenimin e rëshqitjeve të dheut nga reshjet dhe është në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe jetës së qytetarëve thuhet në kumtesën lëshuar nga Komuna e Vrapçishtit.
“Vazhdojnë investimet kapitale në Komunën e Vrapçishtit!
Në kuadër të projektit “Punë ndërtimore për stabilizim të rrëshqitjeve të dheut”, filluan punimet në fshatin Sanakos dhe fshatin Llomnicë (gjegjësisht në vendin e quajtur “Uji i Tharrët”), investim ky që vjen si kërkesë e banorëve vendas të cilët ç’do ditë ndjeheshin të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut.
Projekti në fjalë do të realizohet në bashkëpunim me Ambasadën Zvricrane, UNDP-in dhe Komunën e Vrapçishtit.
Për sigurinë e jetës së banorëve tanë dhe për mbrojtjen e pasurisë së tyre”. – deklaron Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani.