Gjendja e sigurisë në gjithë territorin e shtetit për momentin është stabile, e sigurtë dhe nuk ka kurrfarë indikacione për shqetësim, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke konfirmuar se mund të kenë ndikim ngjarjet nga mjedisi më i afërt dhe më i gjerë, por edhe kriza.
“Tani se nëse mund ta efektuojnë ngjarjet të cilat po ndodhin në mjedisin më të afërt dhe më të gjerë, gjithsesi se po. Këtu është lufta, gjegjësisht agresioni ushatark i Rusisë në Ukrainë, megjithatë edhe aspektet e tjera para së gjithash kriza ekonomike, energjetike, e gjithë kjo ndikon në gjendjet të cilat u përkasin pjesës së sigurisë. Dhe për këtë arsye në funksion të plotë janë vendosur të gjithë shërbimet e sigurisë dhe shërbimet për zbatim të ligjit”, tha Spasovski.
Lidhur me denoncimet për bomba nëpër shkollat e mesme, sipas tij, më shumë se e qartë është dhe nuk duhet të jemi ekspertë të mëdhenj as për terrorizëm, as për krim të organizuar, se po ndodhë sulm hibrid.
“Edhe në paralajmërimin e parë që ishte në NTP, dhe paralajmërimet nëpër shkollat. Po analizojmë në disa drejtime. Më duhet të them se për njërin nga rastet jemi shumë afër përfundimit të tërësishëm. Ka disa indikacione të cilët japin fotografi të qartë në këtë pjesë, megjithatë ato janë, para së gjithash, informata që tani nuk mund publikohen, po analizohen brenda në kuadër të hetimit”, tha Spasovski.
Kjo ttregon, siç theksoi, se ky është akt monstruoz për shkak se shkakton shqetësim edhe tek qytetarët, dhe tek kuadri i arsimtarëve, dhe tek nxënësit, tek çdo njeri normal pa dallim se për çfarë arsye kjo bëhet.
“Se nëse është nga ndonjë arsye gjeostrategjike, se nëse kjo është nga arsye afariste, nga arsye politike et. Të gjithë aspektet po analizohen. Një orë e më parë të vihet deri te realizimi i ndonjërit nga ato ngjarje është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, megjithatë niveli i lartë i cili është ngritur në kuadër të institucioneve për zbatimin e ligjit dhe ndjekja e gjendjes orë, monitorimi përmes shtabit të krizës i cili punon në MPB, qytetarët duhet të jenë të qetë në këtë pjesë se nuk kemi kurrfarë indikacione të cilët mund të na prishin stabilitetin”, potencoi Spasovski.
Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.