LajmeMaqedoni

Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut. Asnjë shqiptarë në pozita udhëheqëse

Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut shkel kriterin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Shkup dhe por edhe në qytetet tjera. Nga 24 sektorë që funksionojnë në kuadër të këtij institucioni asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptar, raporton Alsat.

Pozita më e lartë e një të punësuar shqiptar është “këshilltarë”, ndërsa të tjerët poshtë renditen me bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtor të rinj. Referuar raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve rezulton me 14,3%.

Ky institucion nuk gëzon as pozitën e zëvendësdrejtorit.

Alsat për një javë pret përgjigje lidhur me kërkesën për intervistë me drejtoren e këtij organi Marija Boshkovksa, por nga shërbimi për marrëdhënie me publikun nuk kemi pranuar asnjë përgjigje deri sot. Në Bordin drejtues të përbërë nga 5 anëtarë, ka një shqiptar, ndërsa në sektorë nuk ka asnjë shef, përpos një të angazhuarit më detyrë, por që nuk gëzon statusin e udhëheqësit apo menaxherit të sektorit.

Situata e njëjtë paraqitet edhe nëpër qytete tjera. Pasqyra e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat lë për të dëshiruar edhe në qytetet me shumicë shqiptare: Tetovë, Gostivar, Strugë dhe qytetet tjera. Në kuadër të sistemimit të administratorëve, janë rekomanduar rreth 15 të punësuar, por asnjë prej tyre në pozita udhëheqëse.\News33\

Show More

Related Articles

Back to top button