GostivarLajme

Gostivar, fëmijët i dhanë lamtumirën e fundit çerdhes

Me një program festiv të organizuar në Amfiteatrin e hapur të qytetit, fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit, u kanë dhënë fund ditëve të tyre në çerdhe, për të bërë hapin e parë drejt bankave të shkollës fillore. Me moton “Lamtumirë çerdhe” me këngë dhe valle, ato janë përshëndetur me edukatoret dhe përkëdhelëset e tyre, duke u dëshiruar mirëseardhje në “botën” e tyre mësuesëve të parë.

Festa e tyre sot ishte e dyfishtë pasi shënohet edhe 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Drejtoresha e çerdheve të Gostivarit, Daniella Boshkovska, theksoi se sivjet çerdhen e kanë mbaruar 235 fëmijë të qytetit.

“Sot shënohet Dita ndërkombëtare e fëmijëve – kjo është Ditë botërore me vendim të UNICEF-it sjellur në vitin 1925 në Gjenevë të Zvicrës në Konferencën botërore për mirëqenie për fëmijët. Ne, pikërisht e zgjodhëm këtë ditë për festën e fundit nga programa për fëmijët nga grupet e të rriturve të cilët i përcjellim në shkollë fillore si nxënës të klasave të para në Komunën e Gostivarit. ‘Lamtumirë çerdhe’ këtë vit do të thonë 235 fëmijë nga grupet e të rriturve dhe unë u dëshirojë shumë suksese në edukimin e mëtejshëm”, deklaroi Daniella Boshkoska, drejtoreshë e çerdheve të Gostivarit.

Boshkoska paralajmëroi disa projekte në të ardhmen me të cilët do të rriten kapacitetet dhe do të përmirësohen kushtet në çerdhet e qytetit.

“Në të ardhmen, kemi shumë projekte të cilët do të përmirësojnë kushtet e fëmijëve në çerdhe dhe të kushteve për të punësuarit në bashkëpunim me Programën për Zhvillim të Komunës së Gostivarit dhe të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Do të krijojmë zgjerim të kapaciteteve, njëri prej të cilëve është në realizim e sipër dhe rinovim me çka do të ulet numri nga lista në pritje për regjistrim. Fëmijnët janë e ardhmja jonë dhe duhet të investojmë te ata”, deklaroi Daniella Boshkoska, drejtoreshë e çerdheve të Gostivarit.

Programi u mbyll me sukses dhe tanimë fëmijët ndihen të aftësuar për në bankat shkollore. Programi i begatë u përcoll nga një numër i madh prindërish e të afërm të fëmijëve. I pranishëm në programin tradicional ishte edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button