Një grup studentësh sot pasdite, gjegjësisht në ora 16:00 do të protestojë para Kuvendit për kushte më të mira studentore. Kjo protestë vjen pasi u paralajmërua dhe pastaj u tërhoq një ligj për heqjen e vaktit studentor.
Organizatorët e protestës, nga shoqata “Rezistenca Studentore” thonë se kanë 4 kushte për të ndalur protestën: të rritet shuma financiare e vaktit ditor nga 120 në 150 denarë, të barazohen të gjitha bursat, studentët të mos të jenë pjesë e masave shtrënguese të qeverisë dhe të përmirësohen kushtet në konviktet e studentëve.