LajmeMaqedoni

Grubi pret vëllazërisht Ramën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit/ Rama i dhuron kollaren e tij, Artan Grubit

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi sëbashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit delegacionin qeveritar të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, që do të qëndrojë sot në Shkup për të realizuar seancën e përbashkët qeveritare.

Sot do të nënshkruhen disa nga marrëveshjet më të rëndësishme që do të determinojnë kahjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes të dyja vendeve për realizimin e projekteve të interesit të përbashkët në çdo sferë.

“Pritje vëllazërore për Kryeministrin Edi Rama në Shkup, për t’i uruar mirëseardhje atij dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët historike ndërqeveritare.” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë Rama i ka dhuruar kollaren e tij, Grubit.

Me Artanin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut – Dy kolegë, dy shokë, dy kravata nga i njëjti taban, ka shkruar mes tjerave Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button