LajmeRajon

Partitë Popullore Evropiane miratojnë Rezolutën pro heqjes së vizave për Kosovën

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka   iniciuar peticion për heqjen e vizave për kosovarët.

Mbi 12 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin.

Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën duke dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian. /Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button