LajmeMaqedoni

530 milion euro huamarrje nga FMN-ja në seancë parlamentare

Në seancën e sotme të 92-të të Kuvendit, deputetët duhet ta shqyrtojnë Propozimligjin për huamarrje të vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar me linjë Kreditore për kujdes dhe likuiditet në vlerë prej 530 milion euro.

Në rend dite të seancës, sic percjell KlanM, është edhe Propozimligji për huamarrje të RMV-së në Bankën Ndërkombëtare për Ripërtrirje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike. Të dy ligjet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Mjetet që vendi duhet t`i marrë nga FMN-ja do të shërbejnë për të siguruar mbrojtje efektive nga kriza.

Për Projektin për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike, sic njofton KlanM, planifikohen 24.9 milion euro, prej të cilëve 20 milion euro janë hua nga Banka Botërore dhe 4.9 milion euro grant nga BE-ja që do të administrohet nga Banka Botërore. Projekti do të implementohet përmes Njësisë për menaxhimin me projektin, që do të formohet në Ministrinë e Financave.

Show More

Related Articles

Back to top button