LajmeMaqedoni

Miratohen tre konkluzat e propozuara nga Grubi për Korridorin 8 rrugor dhe hekurudhor dhe portin e thatë në Strugë

“HAPJE E VENDKALIMIT TË RI KUFITAR”

Formimi i Komisionit të Përzier të Ekspertëve, i cili do të përcaktojë vendndodhjen e vendkalimit të ri kufitar ndërmjet Strugës dhe Pogradecit, do të përcaktojë karakteristikat themelore teknike të lidhjeve rrugore, vendndodhjen e rrugëve, pikat e kryqëzimit të tyre me kufirin, infrastrukturën, stacionet, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, regjimin e funksionimit, çështjet ligjore dhe normative që lidhen me ndërtimin e vendkalimit kufitar rrugor ndërkombëtar dhe të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Anëtarët e KPE-së do të jenë përfaqësues të:
-Ministrisë së Punëve të Jashtme,
-Ministrisë së Punëve të Brendshme,
-Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si dhe
-Drejtorisë së Doganave.
KPE do të punojë dhe do të marrë vendime në përputhje me udhëzimet e Qeverive të të dyja vendeve.

LIDHJA HEKURUDHORE SHKUP-DURRËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Qeveritë e të dyja vendeve angazhohen për bashkëpunim dhe ndërmarrjen e obligimeve për ndërtimin dhe përfundimin e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8, edhe atë: Republika e Maqedonisë së Veriut të modernizojë linjën ekzistuese hekurudhore Kumanovë – Shkup – Kërçovë, ta përfundojë ndërtimin e pjesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë (63 km) dhe nga Kumanova deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë (89 km).

Republika e Shqipërisë të kryejë rikonstruimin e linjës ekzistuese hekurudhore Tiranë – Durrës, ndërtimin e një linje të re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” (34.7 km), si dhe rikonstruimin e linjës ekzistuese hekurudhore Durrës – Rogozhinë – Podgradec – Lin (137 km) dhe ndërtimi i lidhjes së re hekurudhore nga Lin-Kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut (2.8 km).

Obligohet Ministria e transporti dhe institucionet tjera relevante të të dy vendeve të bashkëpunojnë me qëllim të krijimit të kushteve për përpilimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurimin e instrumenteve finansiare ndërkombëtare dhe zhvillimin e lidhjes hekurudhore “Shkup – Durrës në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë e cila do të nënshkruhet në Mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Tiranë.

“Dry Port” – Strugë

Qeveritë e të dyja vendeve, përmes ministrive të financave, transporti dhe institucioneve resoriale, brenda tre muajve do të kryejnë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një zone intermodale logjistike, në formën e një porti të thatë pranë Strugës, Republika e Maqedonisë së Veriut, për bërjen e ngarkesave tranzit që vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga porti i Durrësit – Porto Romano.

Në afat prej tre muajve, të dyja palët do të bëjnë një plan për thjeshtësimin e procedurave për ndërtimin e portit të thatë, pas së cilës do të përpilojnë Marrëveshje për nënshkrim në Mbledhjen e përbashkët mes dy qeverisë në Tiranë ku do ta shpreshin gadishmërinë për bashkëpunim dhe realizim të projektit.

Show More

Related Articles

Back to top button