Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se protesta e 12 nëntorit drodhi narko-shtetin. Berisha nënvizoi se protestuesit i i dërguan kancelarive të Evropës dhe botës, mesazhin se në Shqipëri ka një popull që do të përmbysë këtë regjim.
“Qeveria nuk ka ligj dhe moral. Shqiptarët të mos varfërohen nga muaji në muaj, nuk duhet të ngelemi popull i gomoneve. Protesta e 12 nëntorit ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e pronës publike, bazohet në frikën, shantazhin drogën dhe krimin, Ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët u dërguan shqiptarëve kudo që janë. U dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit dhe fitores.
Protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një narko-shteti që kemi këtu në Shqipëri, ekziston edhe një popull i tërë për të përmbysë këtë regjim”, tha ai.
Protesta e 12 nëntorit ishte zeniti i protesave, krahasuar me numrin e popullatës, e protestave në botë”, tha Berisha.