LajmeMaqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,47% në raport me vendimin e datës 7.11.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,806 den/kg dhe tani do të jetë 49,189 den/kg.

Nga data 15.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 93,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 96,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,189 (denarë/kilogram)

Show More

Related Articles

Back to top button