BotaLajme

Zelensky shkon në Khersonin e çliruar, qytetarët duartrokasin: Ky është fillimi i fundit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi paraditen e së hënës qytetin e Kherson disa ditë pasi u çlirua nga trupat ukrainase.

Ai u prit përzemërsisht nga banorët , ndërsa ushtarëve iu tha se Ukraina është “duke ecur përpara” dhe gati për paqe.

Zelensky tha se tërheqja ruse nga Kherson  është në fakt “fillimi i fundit të luftës”.  Humbja e Khersonit, i pushtuar që në fillim të luftës, është një pengesë e madhe për Rusinë. Rusia e kishte shpallur atë qendër administrative të rajonit Kherson të aneksuar ilegalisht dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që u pushtua. Tashmë Kherson, në një nga sukseset kryesore të hershme të Rusisë në luftë, është fitorja më e madhe e Ukrainës  në gati 9 muaj luftë.

Por pas tërheqjes ruse, autoritetet ukrainase thonë se po gjejnë prova të torturës dhe mizorive të tjera.

Në fjalimin e tij të natës të dielën, Zelenskyy tha se “hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte “.

Fundi i pushtimit tetë-mujor rus të qytetit Kherson ka ndezur ditë festimesh, por gjithashtu ka ekspozuar një emergjencë humanitare, me banorët që jetojnë pa energji dhe ujë dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh.TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button