GostivarLajmeMaqedoni

Ambasadori Geer qendroi për vizitë në Gostivar/ Prezantoi hapat e rinj në procesin e negociatave për anëtarësim në BE

 Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori David Geer qendroi për vizitë në komunën e Gostivarit në kuadër të fushatës “BE me ty”.

Me këtë rast, ai fillimisht takoi kryetarin Arben Taravari. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme sikurse decentarlizimi i pushtetit lokal, fuqizimi i vazhdueshëm i të rinjve dhe qendrat rinore në Gostivar, të cilët janë e ardhmja e çdo shoqërie, bashkëpunimi ndërkufitar, migrimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndëretnike që janë shembull për vendin tonë.

Ambasadori pati takim edhe me anëtarët e Këshillit të Komunës së Gostivarit. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryetari Taravari theksohet se që nga viti 2007, Bashkimi Evropian ka investuar 4.8 milionë euro në zhvillimin e Komunës së Gostivarit përmes 30 projekteve në fusha të ndryshme.

 Kjo është seria e dytë e vizitave nëpër komuna pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në korrik 2022.

Ambasadori Geer tha se qllimi i vizitave është prezantimi i hapave të rinj në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai theksoi se 70 për qind e rregullativës ligjore me atë të BE-së duhet të shkojë përmes pushtetit lokal.

 Ambasadori vizitoi edhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, ku BE ka bërë donacion vaksina anti-kovid pasi përmes këtij institucioni shëndetësor kryehet vaksinimi kundër Covid 19 në Gostivar dhe një pajisje për mirëmbajtjene e vaksinave. Ai do të takohet edhe me qytetarët e Gostivarit, kurse vizitën e mbyll me një drekë pune me organizatat joqeveritare të qytetit.

Show More

Related Articles

Back to top button