Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik.
Kurti do të ketë qëndrim dy ditor në Gjermani.
“Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Ëürttemberg dhe të bizneseve atje”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së djeshme Kurti ishte në Vjenë të Austrisë ku mori pjesë në Forumin Ekonomik. /Reporteri.net