Për përmbaruesit në vend është sikur nuk ka krizë. Vetëm në gjashtë muaj të vitit kanë arkëtuar mbi 63 milionë euro nga qytetarët, kompanitë dhe shteti.
Kjo është 9 milionë euro më shumë se rezultati që ata arritën në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Nga gjithsej 63,3 milionë euro të inkasuara në gjashtë muajt e parë të vitit, më shumë se 19 milionë euro janë inkasuar nga personat fizik, ose mbi 1,5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Më së shumti para, mbi 35 milionë euro, janë mbledhur nga kompanitë, që është mbi 7 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Dhe 9.5 milionë euro janë ngarkuar nga shteti, pothuajse po aq sa vitin e kaluar.
Pjesa më e madhe e parave të grumbulluara ka përfunduar tek kompanitë, madje 51.5 milionë euro, që është 8 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
Pothuajse 12 milionë euro kanë përfunduar tek qytetarët dhe janë mbledhur rreth 670 mijë euro për të mirën e shtetit.
Deri në korrik të këtij viti, nga përmbaruesit në vend janë kryer gjithsej 75.528 kërkesa për përmbarim, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kanë pasur 59.992 kërkesa.
Këtë vit kanë realizuar 31.405 kërkesa për përmbarim, ndërsa vitin e kaluar për gjashtë muaj kanë pasur realizim më të mirë ose 31.438 kërkesa, ose në përqindje këtë vit realizimi ka qenë 11.03 për qind, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 11.98 për qind.