Serbi- Një shqiptar është prangosur në Serbi, pasi është kapur duke transportuar armë zjarri. 36-vjeçari i identifikuar me iniciale D.H., është vendosur në pranga pasi në çantën e krahut, Policia i ka gjetur 5 armë automatike, disa pistoleta dhe mbi 500 fishekë.
Po ashtu, sipas informacioneve shqiptari ka transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Gjithashtu po hetohet edhe lidhja qe ai ka me sulmet e mundshme me sulmet terroriste në Bashkimin Evropian.