Në faqen zyrtare të Manchester United është njoftuar se mesfushori francez, Paul Pogba do të largohet gjatë verës dhe nuk do të rinovoj kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një njoftimi zyrtar të klubit është komunikuar se mesfushori, Paul Pogba nuk do të vazhdoj të jetë pjesë e Manchester United dhe do të largohet në fund të qershorit, atëherë kur edhe do t’i skadojë kontrata me United.
Ai tani do të mbetet lojtar i lirë dhe me shumë gjasë pritet të rikthehet përsëri tek Juventus, e cila së fundmi ka qenë mjaft e interesuar për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.
Pogba ishte transferuar në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për shumën e 105 milionë eurove nga Juventus, duke u bërë atë kohë edhe lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë në botë.
Francezi për Manchester United është paraqitur në 233 ndeshje, ku ka realizuar 39 gola dhe ka regjistruar edhe 51 asistime. /gazetametro.net