LajmeMaqedoni

Aliu: Marrëdhënia ndërmjet kompanive dhe shkollave luan  rol të madh në zhvillimin e industrisë

Investimi në arsim është  prioritet i çdo vendi. Shtetet të cilat nuk ndërmarin hapa të guximshëme dhe radikale në fushën e edukimit dhe formimit të të rinjve janë të dënuara me stagnim dhe rrënim. Jam i bindur se hapat që ne si vend po i ndërrmarim mund të kontribuojnë për zhvillimin jo vetëm të shoqërisë, por edhe të individit.Këtë e theksoi Zëvëndësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu në takimin e  organizuar nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në vend, qëllimi i të cilit është ndërlidhja e kompanive furnizuese nga Maqedonia e Veriut me kompanitë blerëse  nga Gjermania, Greqia, Turqia dhe Austria.

Nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë të reformojmë arsimin me qëllim  të vetëm që nxënësitë tanë të fitojnë trajtim dhe njohuritë e nevojshme në tregun e punës për të qenë konkurrues jo vetëm në vendin ku janë arsimuar, por edhe në nivel botëror. Besoj se me forca  të përbashkëta, të gjithë ne që jemi të  përfshirë në këto reforma do të kemi sukses në përmirësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet  arsimit dhe sektorit publik, për të mirën e të gjithëve.Deklaroi Aliu  duke Ju falenderuar Delegacionit të Ekonomisë Gjermane, me ndihmën e të cilit pesë vjet më parë filluam procesin e futjes së programit për paralelet duale  në arsimin profesional.

Patjetër më duhet të theksoj, u shpreh zëvëndësministri se fokusi i reformave në arsimin e mesëm, gjatë vitetve të fundit është vënë tek arsimi profesional, gjegjësisht  krijimi i planeve  dhe programeve mësimore në përputhje me nevojat e kompanive dhe tregut të punës.

Zgjerimi i konceptit të arsimit dual  dhe rritja e numrit të paraleleve  të sapohapura  rezulton të jetë si  efikas dhe efektiv, prandaj të mësuarit drejtpërdrejt në vendin e punës në  kompani mundëson përvetësimin e njohurive dhe trajnimeve praktike të zbatueshme dhe krijimin e fuqisë punëtore të përgatitur mirë për të hyrë në  tregun e punës menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm, si dhe  të rinj të përgatitur mirë për të vazhdimin e arsimit e lartë.

Numri i nxënësve të regjistruar dhe kompanive që marrin pjesë në arsimin dual tregojnë se interesiimi është në rritje tek të dyja palët. Përveç profesioneve dhe programeve tërheqëse të cilat ofrohen në shkollat ​​profesionale nuk duhet lëmë anash edhe mbështetjen e shtetit në formë të bursave të ndara  nga MASH për nxënësit e regjistruar në profesionet teknike dhe profesionale në shkollat ​​e mesme.Deklaroi Aliu

Në takim u ndanë certifikatat për cilësi të gjeneratës së  parë të drejtimit  teknik për mekatronik industriale , arsim sipas standardeve gjermane.

Show More

Related Articles

Back to top button