BotaLajme

Zelensky në G20: Të rivendoset paqja dhe t’i jepet fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje udhëheqësve të G20-ës që të bëhen bashkëkrijues të paqes dhe t’i japin fund luftës agresive të Rusisë.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese e Rusisë duhet dhe mund të ndalet”, theksoi Zelensky në një fjalim video në samitin e G20 në Bali.

”Çdo ditë vonesë nënkupton vdekje të reja të ukrainasve, kërcënime të reja për botën dhe një rritje të çmendur të humbjeve për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus… humbje për të gjithë botën”, shtoi ai.

”Paqja është një vlerë globale e rëndësishme për çdo person në botë”, shtoi ai duke u kërkuar liderëve ”të ndërmarrin veprime për të garantuar sigurinë bërthamore, ushqimore dhe energjetike, për të rivendosur ligjin ndërkombëtar dhe për të ndihmuar Ukrainën t’i japë fund luftës”.

”Dhe, nëse Rusia kundërshton formulën tonë të paqes, atëherë do të shihni se ajo dëshiron vetëm luftë”, përfundoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button