LajmeMaqedoni

Ministria për Sistem Politik në bashkëpunim me ITSHKSH organizoi panel diskutimi për “Ditët e Alfabetit”

Në kuadër të shënimit të edicionit të kaltërt të Ditëve të Afabetit, sot u organizua dita e parë e sesionit shkencor me temë “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”, nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkëisve në bashkëpunim me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë këtij sesioni shkencor para të pranishmëve u drejtuan Teuta Arifi, Albert Riska, Anila Omari, Qemal Murati, Sali Islami dhe Besnik Rameti të cilët floën në tema të ndryshme dhe diskutuan mbi studimet mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, kontestin historik, letrar dhe filozofik i studimit shkencor gjerman mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe dhe shumë tema të tjera.

Teuta Arifi në këtë panel diskutimi ka folur mbi temën “Kontesti historik, letrar dhe filozofik i studimit shkencor gjerman mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe”.

Lidhur me temën “Shkalla apofonike zeri në rindërtime etimologjike ngha Norbert Jokli”, foli Albert Riska, ndërkohë që Anila Omari diskutoi mbi temën “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”, vepra e parë monografike e Norbert Joklit.

Në anën tjetër gjatë panel diskutimit Qemal Murati foli në temën “Norbert Jokli – albanolog i shquar që e pati shqipen mission të jetës së tij”, derisa më tej u disktua edhe mbi temën e kontributit të Johann Georg von Hahn të cilën si temë e elaboroi Sali Islami, për zbulimet e para arkeologjike në Luginën e Vardarit” dhe në fund Besnik Rameti foli në temën “Studimet e albanologëve gjermanë si burim historiografike”.

Ndryshe, dje ka filluar edicioni i katërt i manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” nën organizim të Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, manifestim ky që do të zgjasë deri më 22 Nëntor, e gjatë kësaj periudhe kohore do të organizohen manifestime të ndryshme për nderë të “Ditëve të Alfabetit”.

Show More

Related Articles

Back to top button