Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se BE-ja është e gatshme t’i presë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim të nivelit të lartë.
Ai deklaroi të martën para mediave se kjo çka po ndodh në veri të Kosovës, është situata më e rëndë që nga viti 2013, derisa shtoi se BE-ja është e interesuar të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje.
“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel, për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane”, deklaroi Stano.
Sipas Stanos, palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë.
Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel, për t’u takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.