BotaLajme

Ish-presidenti rus forcon kërcënimet: Perëndimi drejt një luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev vijon të kërcënojë Perëndimin, se po shkon drejt një konflikti global.

Reagimi i Medvedev erdhi pas akuzave të ngritura nga shumë vende të perëndimit se raketat që ranë mbi Poloni i përkisnin ushtrisë ruse.

 “Duke luftuar në një luftë hibride me Rusinë, Perëndimi po afrohet gjithnjë e më shumë pranë një lufte botërore”, shkroi Medvedev në rrjetet sociale.

Dmitry Medvedev vijon të jetë një ndër zyrtarët më të lartë rusë që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj Perëndimit dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt. 

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button