LajmeMaqedoni

Lorans Bun: Maqedonia ka vendin e saj në Bashkimin Evropian

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bun deklaroi sot se Franca gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.

“Franca gjithmonë ka qenë prezentë në momentet më të rëndësishme të Maqedonisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme për përforcimin e miqësisë sonë, ne dëshirojmë përforcimin e raporteve tona. Bashkë kemi punuar për hapjen e perspektivave evropiane. Maqedonia e Veriut e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian, ne do t’ju mbështesim në periudhën e ardhshme që ju të merrni vendin e merituar…Anëtarësimi i plotë në BE në vitin 2030 nuk është i pamundur, por nevojitet punë, përfshi edhe ajo që përmendi kryeministri, ndryshimet kushtetuese, tha Bun.

Show More

Related Articles

Back to top button