LajmeRajon

Bislimi: Nuk ka pasur marrëveshje për targat në Bruksel – në takim nuk ka qenë Petkoviqi

Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi, ka folur sërish për takimin e djeshëm në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak me të cilin diskutuan për çështjen e targave.

Bislimi ka mohuar që ka pasur marrëveshje për targat, derisa është shprehur i “nevrikosur” me raportimet se ka pasur darkordim mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq lidhur me këtë çështje.

Zv.kryeministri ka thënë se Petkoviq nuk ka qenë i pranishëm në Bruksel.

“Takimi ka qenë vetëm bilateral pra vetëm unë dhe zoti Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformu sepse unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është produkt i imagjinatës. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel as nuk ka qenë e paraparë që të udhëtoj”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se pozicioni i palës kosovare ka qenë se në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme që lidhen me dialogun.

“Në takimin e 18 gushtit në Bruksel për herë të parë është hapë tema e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me dakordimin që kjo temë të mos mbyllet asnjëherë por të jetë tema e parë në secilin takim të rregullt me baza mujore mes liderëve të shtetit. E dyta, ka ndodh procesi i Berlinit ku janë nënshkruar tri dokumente të rëndësishme dhe Kosova është trajtuar njëjësoj si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri theksoi se në takim janë diskutuar elemente që kanë të bëjnë me mundësinë e daljes nga kriza.

Këto komente Bislimi i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që të mërkurën është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button