LajmeMaqedoni

Delegacion nga Maqedonia e Veriut për vizitë pune në Parlamentin Evropian

Shkup, 16 nëntor – Një delegacion nga Maqedonia e Veriut i përbërë nga zëvendësdrejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve (ARDK), Xhelal Hoxhiq, pastaj Vllado Buçkovski pjesë e Qendrës për argumentim dhe retorikë ligjore “Ivo Puhan” pranë Fakultetit Juridik, Zharko Kamçev dhe Nenad Zhivkoviq nga Bashkësia e kroatëve në Maqedoninë e Veriut po realizojnë vizitë pune në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Siç informon Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, delegacioni ka zhvilluar takime pune me Ualter Flego eurodeputet nga Kroacia nga grupi i liberalëve, me Klemen Groshev eurodeputet nga Sllovenia nga grupi i liberalëve, me Ilhan Quçuk eurodeputet nga Bullgaria nga grupi i liberalëve, me Tonino Picula eurodeputet nga Kroacia nga grupi i Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve si dhe me Karlo Resler, eurodeputet nga Kroacia nga grupi i Partisë popullore evropiane.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut, siç theksohet ka kërkuar mbështetje nga eurodeputetët për komunitetet pakicë dhe aktivitetet e tyre projektuese në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor. Është kërkuar mbështetje për një rrugë të përshpejtuar për Maqedoninë e Veriut në BE. Eurodeputetëve u është thënë se modeli i suksesshëm i Maqedonisë mund të shërbejë si shembull për tejkalimin e sfidave edhe të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është i një rëndësie të madhe për komunitetet pakicë. Ata janë gjithmonë të interesuar për më shumë demokraci, liri dhe vlera evropiane”, deklaroi Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i ARDK-së dhe kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Maqedonisë.

“Besoj në paralajmërimet deri në vitin 2030 Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë anëtarësimin e plotë në BE. Bashkësia ndërkombëtare ka përfunduar pjesën e saj të detyrimit për të zhbllokuar rrugën evropiane, tani varet nga ne dhe arritja e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese në vendin tonë”, deklaroi Vllado Buçkovski, profesor në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij”.

Komunitetet e kroatëve, bullgarëve, egjiptianëve, torbeshëve, malazezëve dhe hebrenjve në vendin tonë presin, siç u tha, të bëhen pjesë e preambulës në Kushtetutën tonë të Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button