Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar raketën e saj më të fuqishme ndonjëherë nga Kepi Canaveral në Florida.
Automjeti Artemis 100 metra i gjatë u ngjit drejt qiellit në një përzierje të mrekullueshme të dritës dhe zërit.
Objektivi i tij ishte ta hidhte një kapsulë astronauti në drejtim të Hënës.
Kjo anije kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh për këtë fluturim të veçantë, por nëse gjithçka funksionon siç duhet, njerëzit do të ngjiten në bord për misionet e ardhshme që shkojnë në sipërfaqen hënore.
Fluturimi i së mërkurës pasoi dy përpjekje të mëparshme të nisjes në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të problemeve teknike.
Por çështje të tilla u tejkaluan me këtë rast dhe Sistemit të Nisjes Hapësinore, siç quhet shpesh raketa, iu dha “drita jeshile” për të filluar ngjitjen e tij nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën 01:47 sipas orës lokale .
Muaji dhjetor do të do të jetë përvetori i 50-të i festimit të Apollo 17 nga NASA, hera e fundit që njerëzit ecën në Hënë.
Agjencia hapësinore po e quan programin e saj të ri Artemis (motra binjake e Apollonit në mitologjinë greke).
Po planifikon një seri misionesh gjithnjë e më komplekse gjatë dekadës së ardhshme që duhet të rezultojnë në një prani më të qëndrueshme në satelitin e Tokës, me praninë e habitateve sipërfaqësore dhe përdorimin e roverëve, së bashku me një mini-stacion hapësinor në orbitë rreth Hënës.
NASA shpreson se do të jetë një frymëzim i ri për një epokë të re. Ajo ka premtuar se gratë dhe njerëzit me ngjyrë do të marrin pjesë në këto përpjekje, diçka që nuk ndodhi 50 vjet më parë.