GostivarLajme

Miratohet raporti kuartal III për realizimin e buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2022

Këshilli komunal ka miratuar propozim – konkluzionin për raportin kuartal III për realizimin e buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2022. Para votimit, Albulena Rahmani nga sektori për financa dhe buxhet pranë komunës së Gostivarit dha një sqarim rreth realizimit të buxhetit. Ajo tha se ky raport paraqet shumën e përgjithshme të të hyrave dhe të dalave publike në buxhetin e konsoliduar të komunës për vitin 2022 dhe realizimin e të hyrave dhe të dalave për kuartalin e III-të, gjegjësisht muajt korrik, gusht, shtator me rebalancin e parë.

“Gjithsejt janë planifikuar që të hyrat të jenë në vlerë prej një miliard e njëqind e pesëdhjetë milionë denarë, ndërsa kemi realizim të të hyrave prej tetëqind e njëzet e gjashtë milionë denarë, në përqindje 72 përqind realizim. Në buxhetin themelor kemi të hyra të realizuara në vlerë prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë denarë. Në raport me të hyrat e planifikuara në shumë prej treqind e shtatëdhjetë e tetë milionë denarë, pra 70 përqind. Të hyrat e realizuara në aktivitetet e vetë – financimit janë pesëmbëdhjetë milionë denarë, ndërsa është planifikuar njëzet e pesë milionë denarë, pra 60 përqind kemi realizim të këtyre të hyrave. Pastaj, pjesa më e madhe e bllok – dotacioneve në buxhet, kemi realizim më të madh të të hyrave me 74.6 përqind, ndërsa në donacionet kemi të hyra vetëm prej pesëqind e dyzetë e nëntë mijë e katërqind e një denarë. Te kreditet gjithsejt janë planifikuar të hyra prej dhjetë milionë denarë dhe nuk kemi asnjë realizim të këtyre të hyrave”, deklaroi Albulena Rahmani nga sektori për financa dhe buxhet.

Rahmani tha se te pjesa e shpenzimeve realizimi është në masën 70 përqind.

“Pjesa e shpenzimeve nga gjithsejt planifikim prej një miliard e njëqind e pesëdhjetë milionë denarë shpenzime, kemi realizuar tetëqind e pesë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë denarë, apo 70 përqind realizim të shpenzimeve. Pastaj në buxhetin themelor 68 përqind, në dotacione 72 përqind, aktivitetet e vetë – financimit kemi realizim të shpenzimeve me 60 përqind dhe donacionet dhe kreditë nuk kanë asnjë realizim”, tha Albulena Rahmani nga sektori për financa dhe buxhet.

Këshilltarët kanë miratuar edhe dy Propozim Aktvendime për zgjedhје të ofertuesit për dhënie me koncesion, njëri për kuzhinën e cila do të përgatis ushqim të shëndetshëm për personat me nevoja të veçanta, ku fitues i koncesionit është restorant “Pella” nga Gostivari dhe tjetri për ndriçimin publik në Komunën e Gostivarit ku fitues i konacesionit është një kompani nga Struga në bashkëpunim me një kompani nga Gostivari.

Show More

Related Articles

Back to top button