Rusia ka regjistruar një tjetër humbje të madhe, pasi nënkoloneli 49 vjeçar, Zaur Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen Ramzan Kadyrov është vrarë në Luhansk.
Dimayev ishte brenda një automjeti ushtarak kur u sulmua nga forcat ukrainase. Numri i të vdekurve tani është rritur në 49, megjithëse nuk janë publikuar shifrat zyrtare as për Ukrainën dhe as për Rusinë.
Nënkoloneli duket se është vrarë së bashku me shoferin e tij, ndërsa dy policë çeçenë raportohet se janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur./abcnews.al/