Ushqim dhe drunjë për ngrohje për 30 familje ka siguruar organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë. Aksioni humanitar ishte financuar nga një bashkëardhetar nga ky fshat i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Hasan Ibrahimi, drejtues i organizatës “Dora e Rinisë” bëri të ditur se pakot me ndihma do të shpërndahe në Forinë, Gostivar dhe te disa familje nevojtare në Tetovë.
Ibrahimi sqaron se kriza ka rritur dukshëm numrin e familjeve nevojtare. Thekson se çdo ditë ndihmojnë me ushqime apo gjësende tjera nga 4 – 5 familje.
Pakot ushqimore dhe drunjtë për ngrohje janë shpërndarë gjatë ditës së sotme. Nga organizata humanitare “Dora e Rinisë” paralajmëruan se aksione të ngjashme do të ketë edhe periudhën në vijim. Falenderojnë bamirësit dhe donatorët të cilët në këtë kohë krize vazhdimisht janë treguar solidar dhe shprehin vullnet për të ndihmuar nevojtarët.