LajmeMaqedoni

Mishi kthehet në ‘luks’ në Maqedoni, rritje drastike e çmimit

Rritja drastike e çmimeve të produkteve të mishit ka varfëruar dukshëm tryezat  e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shumica prej tyre tashmë nuk mund të blejnë as gjysmën e asaj që kanë blerë si sasi mujore e mishit për familjet e tyre.

Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në lidhje me uljen e paralajmëruar të çmimeve për disa prej produkteve bazë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pret që të ulet çmimi i qumështit. Kishte negociata edhe me industrinë e mishit që edhe ata të marrin rrymë të subvencionuar, me çka do të ulej çmimi për konsumatorët, por çmimet mbeten të njëjta. 120 kilogramë mish për kokë banori shpenzojnë SHBA-të, ndërsa 80,6 kg BE-ja, sipas të dhënave të “Sloë food”. Popullsia e vendeve të tjera në botë konsumon shumë më pak.

Bizneset e industrisë së mishit po ashtu kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së blerjeve, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga qeveria dhe lehtësime doganore për importim të disa produkteve. \TV21\

Show More

Related Articles

Back to top button