Në realitetin e ri gjeopolitik, forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm, theksoi Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.
Oliver Varhelyi, në një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik të Vjenës, theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik mes tyre për të rritur rezistencën ndaj krizave.
“Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit në përgjigje të inflacionit, kështu që tashmë qeveritë dhe kompanitë po përballen me norma të larta interesi, në një kohë kur kostot janë rritur.Nevojiten shpenzime më të mëdha në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe për investime në siguri. Situata i vë bankat qendrore përpara një dileme nëse masat e tyre rrezikojnë të shkaktojnë recesion dhe rrjedhimisht turbulenca politike”, është shprehur Oliver Varhelyi
Varheji tha se rajoni duhet të marrë parasysh mundësitë e reja që i jep fakti se shumë kompani perëndimore po zhvendosin prodhimin e tyre.
Ai vuri në dukje se Evropa e Bashkuar dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të detyruara të miratojnë paketa stimuluese për të ndihmuar qytetarët për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po nxit inflacionin global.
“Lufta në Ukrainë solli gjithashtu në thellimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe fqinjëve të saj.
BE-ja e ka integruar Ballkanin Perëndimor në iniciativat e saj për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji, si dhe në iniciativat energjetike”, Oliver Varhelyi.
Komisioneri per zgjerim tha se duhet të investohet më shumë në dixhitalizim dhe tranzicionin e gjelbër dhe se është e nevojshme të rritet produktiviteti. Sipas tij është me rëndësi është edhe përfshirja e kompanive nga Ballkani Perëndimor në zinxhirët e furnizimit.
Klan News