
Suksesi 3-1 përballë Shqipërisë, pavarësisht se një test miqësor, është lexuar me nota pozitive nga mediat italiane, më shumë për faktin se në këtë sfidë lanë gjurmë disa elementë të rinj:
“Italia për Katar, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë duke shtuar: Përmbys Shqipërinë dhe argëtohet, të qëndrosh përpara TV të bën keq”.
La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar rëndësi dëmtimit të Tonalit: Sa frikë!.
“Po lind një Itali e re”, ishte titulli i përzgjedhur nga Quatidiano Sportivo. Të gjithë mediat e tjera italiane bashkohen në të njëjtën pikë, elementët e rinj, dëmtimi i Tonalit dhe mungesa në Botëror, ishin temat kryesore.(BalkanWeb)