Zona e vendit tonë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e serisë së valëve të lagështisë. Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të shtunën moti do të jetë relativisht i ngrohtë dhe do të ketë periudha të diellit, ndërsa të dielën dhe të hënën reshje do të ketë në shumë vende. Lokalisht moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi më të rrëmbyeshëm, mbi 40 litra në metër katror dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa përkohësisht erë e fuqishme nga drejtimi jugor mbi 60 kilometra në orë.
Nga e hëna temperatura do të bie.