Policia e Dibrës ka arrestuar rojen e një shkolle të mesme në këtë qytet, pasi është konfliktuar fizikisht me një nxënës të vitit të tretë, 21 vjeçarin me iniciale M.T.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe vëllai i të riut, pasi u përfshi në konflik dhe goditi rojen, 45 vjeçarin me iniciale K.E.
Po ashtu, nisi procedimi penal për vëllain e rojes së shkollës, S. E., pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al