GostivarLajme

Kryetari Taravari takon ambasadorin slloven, Milan Predan

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan. Në takim është biseduar për zhvillimin lokal por edhe të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Ambasadori Predan shfaqi shpresën se Sllovenia përmes përvojës së saj do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që me sukses të përfundojë procesin negociues.

Ambasadori Predan tha se është i gatshëm pos ofrimit të ndihmës në procesin euro – integrues të vendit, të ndihmojë edhe Komunën e Gostivarit.

“E falenderoj kryetarin Taravari për pritjen i cili nuk është vetëm një kryetar komune, por edhe një politika i rëndësishëm në nivel nacional. Kemi shumë tema për të biseduar duke filluar nga ato euro-integruese, cili është qendrimi i partisë që drejton z. Taravari dhe ne jemi të kënaqur që ajo parti që ai drejton sinqerisht mbështet rrugën evropiane të Maqerdonisë së Veriut dhe është e vetëdijshme se ajo rrugë jo vetëm që është më e mira, por është opsioni i vetëm real për këtë shtet. Ne jemi këtu jo vetëm për ta ndihmuar vendin në aspiratat e tij evropiane, por ne sot do të bisedojë se si Slloveni mundet konkretisht të nidhmojë në zhvillimin e komunës. Kam vizituar shumë komuna të vendit dhe e di se ka shumë probleme në nivel lokal dhe mundohemi përmes bashkëpunimit tonë zhvillimor dhe fondeve tona zhvillimore, të ndihmojmë ato komuna përmes projekteve të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me mjedisin, higjienës, ujit, mbeturinave dhe uroj gjatë bisedës sonë të dalin propozime konkrete”.

Në fund të takimit kryetari Taravari dhe ambasadori Predan shkëmbyen dhurata simbolike.

Show More

Related Articles

Back to top button