LajmeMaqedoni

Ligji për shpifje, pajtohen mazhoranca dhe opozita

Kuvendi miratoi Ligjin për shpifje dhe fyerje, për të cilin pushteti dhe opozita për një kohë të gjatë nuk mundën të gjejnë gjuhë të përbashkët. Edhe pse e mbështetën ligjin, nga VMRO-DPMNE thonë se Ligji ka një sërë mangësish të cilat nuk e parandalojnë shpifjen dhe fyerjen si fenomen. Deputeti i opozitës Zdravko Trajanov tha se për ligjin nuk kishte debat të gjerë publik dhe akuzoi pushtetin se tentoi ta përpiloj ligjin pa u konsultuar me të gjitha palët.

“Mangësi e ligjit, të cilin është çështje kohe se kur do e hapim përsëri, është se shumë çështje nuk janë definuar, posaçërisht në pjesën e internetit si platformë dhe mediat elektronike, për të cilat patjetër të definojmë shumë punë, që të mund të funksionojë praktika gjyqësore, të mund të funksionojë kjo problematikë, respektivisht të mund të zgjidhen lehtë problemet pasi të ndodhin, ndërsa probleme do të ndodhin pasi shpifja është dukuri serioze e cila cenon lirinë e njeriut”, tha Zdravko Trajanov, VMRO-DPMNE.

Nga pushteti, deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska Vançeva tha se me Ligjin e ri shpifja dhe fyerja do të jenë të ndëshkueshme.

“Asnjë e drejtë nuk mund të jetë  absolute sepse çdo e drejtë realizohet deri në momentin derisa nuk kufizon të drejtën e dikujt tjetër, andaj është shumë me rëndësi që të kemi rregullore që do ti rregullojë qëndrimet e këtilla të cilat, bazën e kanë që të jenë të lirë, por patjetër të jenë të kufizuara kur prekin të drejtën e dikujt tjetër”, u shpreh Snezhana Kalevska Vançeva, LSDM.

Ligji i sapo miratuar për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe fyerje, parashikon që, para se të ngrihet padi për dëmshpërblim për shpifjen, fillimisht të kërkohet fjale dhe tërheqje publike të deklaratës nga personi që ka bëtë fyerjen, të drejtën e reagimit dhe demantit. Ndërsa çështja kyçe e ligjit është ulja drastike e gjobave për punonjësit mediatik për dëmin e shkaktuar me fyerjen ose shpifjen./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button