Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet turko-ruse dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.
Gjatë bisedës, i pari i shtetit rus ka falënderuar homologun rus për qëndrimin konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të Marrëveshjes së Stambollit për eksportet e drithërave, raporton aa.
Duke thënë se zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet dhe për këtë arsye bisedimet diplomatike duhet të ringjallen, Erdogan tha se kontaktet e shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi luajnë rol kyç në parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar në terren.
Duke shprehur kënaqësi për propozimin e presidentit rus Putin për krijimin e një qendre gazi natyror në shtetin turk, ai ka theksuar se ekipet do të bëjnë vlerësimet e nevojshme teknike, ligjore dhe tregtare për të arritur qëllimet e përbashkëta sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndryshe, Turqia ishte nikoqire disa herë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, por që nuk sollën rezultatet konkrete.